Politika e privatësis (Kushtet e përdorimit)
"Përgjegjës" sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR)
dhe ligjeve dhe rregulloreve të tjera për mbrojtjen e të dhënave është:
Mobileria Agoni
+383 (0) 45/967-200
Rr Enver Topalli (Rr.Gremes)
70000 Ferizaj
Kosovë
Politika e Privatësisë
- Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë
Mobileria Agoni ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni rreth produkteve te Mobileris Agoni dhe te kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në Kosovë.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
Definimi i termeve
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “Mobileria Agoni” apo termi “NE” nënkupton Mobileria Agoni.
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit dhe blerësit.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni “Mobileria Agoni” që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Mbledhja e të Dhënave Personale
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon:
Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Të dhënat automatike
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.
Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.
Të dhënat duke përdorur cookies
Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.
Si i ruajmë të dhënat e mbledhura
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Ofruesit e shërbimeve
Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendin ku operojm. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.
Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni www.mobileriaagoni.com dhe te kyqeni ne login ku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.
Qasja në të dhënat tuaja personale
Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar www.mobileriaagoni.com dhe te kyqeni ne login . Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.
Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit
Kur ju jeni të kyçur në llogari te Mobileria Agoni, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
Siguria
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit info@mobileriaagoni.com
Sugjerimet dhe Ankesat
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit info@mobileriaagoni.com